
MUMBAI, INDIA SEPTEMBER 26: BMC medical staff conducts the Rapid antigen test and swab test at Mahim Navjeevan society, on September 26, 2020 in Mumbai, India. (Photo by Vijayanand Gupta/Hindustan Times via Getty Images)
India ka regjistruar më shumë se 352 mijë raste të reja, duke shënuar kështu një rekord të ri botëror në rritjen e rasteve ditore si pasojë e COVID-19.
Sipas Al Jazeera, numri i përgjithshëm i të prekurve ka tejkaluar shifrën prej 17 milionë, kjo bazuar në të dhënat e ministrisë së shëndetësisë në vend.
Vendi gjithashtu ka raportuar brenda një dite 2,812 viktima si pasojë e coronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të fataliteteve në 195 mijë.
Si rrjedhojë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë zotuar të ndihmojnë Indinë, derisa vendi lufton me një rritje të rëndë të rasteve me COVID-19.
Në përgjigje të situatës në shtetin e Azisë juglindore, Bashkimi Evropian ka aktivizuar Mekanizmin e tij të Mbrojtjes Civile, i cili po koordinohet me vendet anëtare për të dërguar me shpejtësi oksigjen dhe ilaçe.
Presidenti i ardhshëm gjerman do të zgjidhet në janar 2027
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 5
AAK shtron iftar për Bashkësinë Islame të Kosovës
Integrimi në BE dhe anëtarësimi në KiE, temë diskutimi mes K...
Maqedonci: Projektligji për industrinë e mbrojtjes, hap i rë...
Kanosën një person, katër persona intervistohen në polici – ...