Kreu i PS-së, Edi Rama, pas mbylljes së votimit, doli në një konferencë për shtyp ku vlerësoi procesin, po ashtu edhe pjesëmarrjen masive, si një moment historik për shqiptarët.
Rama vlerësoi edhe eksperiencën e re të dixhitalizimit, që do të mundësojë një proces më të ndershëm.
Rama tha se dua të falënderoj ata që u angazhuan për të futur këtë eksperiencë të re në Shqipëri.
“Votat janë në kuti. Populli ka folur. Tani të dëgjojmë popullin. Tani detyra e çdo numëruesi, vëzhguesi, me përgjegjësinë më të madhe, të bëjë numërimin e votave në kuti”.
Rama u shpreh se sondazhet e nxjerrin fituese PS, por shtoi se “është rezultati i ndeshjes, brenda kutive të votimit.
“Hamendjet, sondazhet, exit-pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse, përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes”.
“Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit, që është rezultati i ndeshjes. Kështu që ju lutem shumë të gjithëve përqendrohuni në detyrën tuaj dhe, dua ta përsëris atë që tha Bora edhe në emrin tim, një falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët tanë, në të gjithë territorin, që kanë bërë një punë mbresëlënëse”.
“Ata janë që e dinë më mirë se gjithë tjerët kush ka votuar dhe kush s’ka votuar. Duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua të siguroj që të bindur janë edhe gjithë të tjerët në të gjitha zonat”, tha Rama./NOA.al/
Pamje nga tërmeti 7.6 ballë që shkundi Japoninë
LDK prezanton listën me 30 kandidatët për pesë degët e Prish...
Ramos konfirmoi largimin e tij nga Monterrey, do të jetë loj...
Komandanti i KFOR-it pret në takim Kurtin, shprehu përkushti...
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...