Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për votimin e tij në zgjedhjet në Shqipëri sot.
Von Cramon ka thënë se nuk e kupton se si në Kosovë ankohen për ndërhyrje të Serbisë e në anën tjetër kryeministri i Kosovës madje voton në një shtet fqinj.
“Nuk mund ta kuptojë gjithë këtë. Në njërën anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrjen nga Serbia apo nga presidenti Aleksandar Vuçiq vet, por në anën tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. Nuk është e pranueshme, së paku jo për mua”, ka shkruar Von Cramon në Twitter./arbresh.info/
Parashikimi i motit për ditët në vijim
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...
Reuters raporton për arrestimet masive për vjedhjen e votave...