Presidenti serb Aleksander Vuçiq është takuar me ministrin e jashtëm gjerman Heiko Maas në Beograd.
Vuçiq ka thënë pas takimit se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun me Kosovën në mënyrë që të arrihet një kompromis mes palëve, shkruan Tanjug.
“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë dialogun dhe unë do të afrohem në mënyrë konstruktive. Serbia dëshiron një zgjidhje kompromisi. Ne nuk duam të refuzojmë të arrijmë një kompromis dhe një zgjidhje, ne besojmë se zgjidhja nuk është një konflikt i ngrirë. Ne kemi nevojë për të ndërtuar paqen me shqiptarët në 100 vitet e ardhshme”, ka thënë Vuçiq.
Kryediplomati gjerman ka thënë sot në Beograd se është i vetëdijshëm që procesi i normalizimit me Kosovën nuk është i lehtë por beson që i kontribon zhvillimit ekonomik, dhe se Gjermania përkrah procesin e dialogut dhe emisarin Lajcak që ndërmjetëson këtë proces.
Kujtojm se Maas ka qëndruar dje në Prishtinë dhe në konferencën për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani tha se është e qartë që njohja e Kosovës nga Serbia është njëri nga elementet marrëveshjes përfundimtare me Serbinë./arbresh.info/
Kryediplomati gjerman: Idea që çështjet të zgjidhën me vija në harta është e rrezikshme
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...
30 shtete lëshojnë paralajmërime për stuhi të ashpër dimëror...
Ivan Perisic afër rikthimit në Itali, Interit i duhet ‘ndihm...