Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe zëvendësministri Mentor Arifaj, kanë pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Republikën e Kosovës, Jens Erik Grøndahl.
Ministrja Rizvanolli e falënderoi ambasadorin norvegjez për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës, ndërsa e njoftoi mbi prioritetet e ministrisë lidhur me zhvillimin e ekonomisë së Kosovës. Ambasadori Grøndahl e uroi ministren Rizvanolli për marrjen e detyrës së re dhe shprehu se mirëpret bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, duke besuar në një qeverisje të mirë dhe transparente.
Ministrja Rizvanolli dhe Ambasadori Grøndahl diskutuan më gjerësisht për mundësitë e bashkëpunimit në çështje lidhur me energjinë, burimet e ripërtritshme dhe në fushën e teknologjisë, informacionit dhe komunikimit. Ambasadori Grøndahl theksoi se Norvegjia do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën dhe për të ndihmuar zhvillimin e saj ekonomik./arbresh.info/

Hargreaves pas vizitës në QKN: Pas certifikimit, është koha ...
Deschamps nuk shqetësohet për Mbappen: Po i ruan golat për K...
Automjeti i vjedhur në Fushë Kosovë gjendet në Mitrovicën Ve...
BE propozon sanksione të reja mbi naftën ruse, ‘flotën...
Investimi 4 miliardë dollarë, bekim për Shqipërinë, Rama: In...
Nunez mund ta ketë një rikthim sensacional tek Liverpooli