Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me Paketën e gjashtë tha se Qeveria e Maqedonisë do të mbulojë PCR testet për turistët potencial të huaj që do të vizitojnë Maqedoninë.
“Kjo do të bëhet në bashkëpunim me Institutin për Shëndet Publik, Fondit për Shëndetësi dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për shkak se vetëm institucione kredibile publike mund të zbatojnë PCR testim në mënyrë të këtillë me numër të madh, aq sa kemi paraparë”, tha Bytyqi.
Ai pret rreth 50 mijë turistë potencial në Maqedoninë e Veriut gjatë gjithë vitit 2021.
Paketa e gjashtë ekonomike, siç theksoi zëvendëskryeministri Bytyqi, kushton 17.8 milionë euro që do të mbështesë rreth 10 mijë kompani dhe 60 mijë të punësuar./Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...