Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, nën dyshimin se ka tentuar të kalojë kufirin Shqipëri-Kosovë me një arsenal armësh.
I arrestuari dyshohet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të
armës (municionit)”, shkruan arbresh.info.
“Sot, më datë 20.04.2021 në orën 01:45, në pike kalimin kufitar në Vërmicë, ka ardhur një automjet me targa kosovare nga Republika e Shqipërisë, për të hyrë në Republikën e Kosovës. Automjeti të cilin e drejtonte i dyshuari (M. B.), shtetas i Republikës së Kosovës, pas regjistrimit në sistem nga zyrtarët kufitarë, automjeti është selektuar për kontroll më të detajuar në vijën e dytë”, njofton policia.
Gjatë ushtrimit të kontrollit nga zyrtarët policorë dhe personeli doganorë, në ulësen e pasme të automjetit janë gjetur (15) pesëmbëdhjetë pako me municion (fishekë).
Personi i dyshuar sipas procedurave është shoqëruar në stacionin policor, ku pas intervistimit me vendimit të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa municioni është konfiskuar në cilësi të provave materiale.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e veprimtarive kriminale, përfshirë edhe krimin trans-kufitar./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...