Qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë analizë financiare para se të ndërmarr masat e fundit për mbyllje të gastronomisë në vend.
Ekonomistët vlerësojnë se shtimi i kontrollit përmes inspektorëve do të ishte me ekonomike se sa mbyllja e gjithë atyre bizneseve.
Kështu mendon analisti ekonomik Burim Berisha, i cili tha se mbyllja ka qenë e pamenduar mirë.
Sipas tij, meqenëse qeveria ka njoftuar se nga e hëna mund të hiqen masat i bie që vendosja e tyre këtë periudhë 12 ditë ka qenë e panevojshme.
“Në aspektin financiar nuk ka qenë e planifikuar aspak nga kjo qeveri. Nuk kanë bërë asnjë analizë. Këto janë masa të pamenduara mirë. Mendohet se më mirë do të ishte nëse do të ishte një kontroll më rigoroze e inspektorëve, por jo me gjoba, por të respektohen masat dhe të mbyllet ai biznes që po shkel masat” u shpreh Berisha për portalin arbresh.info.
Berisha u shpreh kundër vendosjes së gjobave për biznese.
“Gjoba do të ngarkoj më shumë bizneset dhe do të vazhdojnë prap avazin e vjetër. Gjoba nuk ka efekt. Ka shumë gjoba që janë lëshu për biznese por bizneset nuk i kanë paguar”, deklaroi ai.
Edhe Oda e Afarizmit të Kosovës vazhdimisht ka potencuar që nuk janë pro mbylljes totale por respektimit strikt të masave të propozuara nga IKSHPK për mbrojtje të shëndetit publik
“Me këtë rast, gjithashtu qarkullimi financiar po i zvogëlohet vendit tonë përderisa edhe këto mjete financiare të cilat janë shumë më të ulëta krahasuar me vitet e kaluara si rezultat i pandemisë Covid-19 po orientohen në vendet fqinje, kur do të mund të qarkullonin brenda vendit”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Sipas ekonomistëve mbyllja shkaktoi valën e udhëtimit të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të rajonit ku masat janë më të relaksuara.
Rrjedhimisht sipas tyre, u rritën gjasat për rrezikim të shëndetit publik, infektimit me virus dhe përhapjes së tij shumëfish më shumë.
Aleanca Kosovare e Bizneseve deklaroi një shumë prej 10 milionë eurove të jetë shpenzuar vetëm në Shqipëri nga rreth 30 mijë qytetarët e Kosovës që llogaritet të kenë kaluar vikendin e kaluar./arbresh.info/
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...