Kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, është drejt rrezikut në rritje të ‘dështimit’ të veshkave dhe shikimi i tij po përkeqësohet pas më shumë se dy javësh në grevë urie, tha të shtunën një sindikatë mjekësore.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Navalny, 44-vjeç, një kundërshtar i presidentit rus, Vladimir Putin, njoftoi një grevë urie në fund të muajit mars, në shenjë proteste ndaj asaj që ai tha se iu ishte refuzuar trajtimi i duhur i dhimbjes akute të shpinës dhe këmbës nga autoritetet e burgut.
“Gjendja e tij është me të vërtetë kritike”, tha Alexandra Zakharova, një përfaqësuese e sindikatës së Aleancës së Mjekëve – një grup që konsiderohet nga autoritetet ruse si grup i aktivistëve të opozitës.
Ajo përmendi testet e marra përmes avokatëve të Navalny-t, duke thënë se anëtarët e unionit nuk e kishin ekzaminuar vetë atë.
“Ne i kemi parë testet, janë shumë të këqija”, tha ajo për Reuters.
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë
Rrugët e bllokuara nga shembjet, Rama fluturon me helikopter...
Haxhiu priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, ...
Konjufca priti në takim Sorensen: Procesin e dialogut tashmë...