Komuna e Malishevës ka njoftuar se aktualisht në këtë komunë janë edhe 74 raste aktive me koronavirus.
Sipas njoftimit në 24-orët e fundit në këtë komunë janë shënuar gjashtë raste të reja me koronavirus si dhe janë shëruar 7 të tjerë.
Njoftimi i plotë:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 6 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet nga terreni.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1033 raste, prej tyre 910 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 74 persona.
Flick pas triumfit në Superkupën e Spanjës: Ne e merituam fi...
Osmani: Kam marrëdhëniet të shkëlqyeshme njerëzore me Kurtin
Vodhën para në një objekt fetar, arrestohen dy persona në Mi...
SHBA kryen sulme të reja hakmarrëse kundër IS në Siri
Ndëshkohen tetë shoferë në Ferizaj për manovra të rrezikshme...
Alonso zbulon arsyejen pse i largoi Valverden dhe Vinin nga ...