Ani pse është bërë rreth një muaj kur zyrtarisht kemi hyrë në stinën e pranverës, moti me diell dhe temperatura të larta ende mbetet larg.
Edhe gjatë ditëve të ardhshme temperaturat në vendin tonë do vazhdojnë të jenë nën zero, dhe të ketë reshje shiu dhe bore, shkruan arbresh.info.
Sipas Institutit Hidrometorologjik të Kosovës (IHK), të premten temperaturat minimale do jenë nga -2 deri në 3 gradë celsius, ndërsa pritet të ketë reshje shiu dhe në viset malore edhe bore.
“Të premten do të mbajë mot kryesisht i vranët. Ndërsa të shtunën parashihen të ketë reshje shiu ndërsa në viset malore kushte për reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren