Shumë qytetarë enden gjykatave civile të mashtruar nga sipërmarrës të cilëve ju paguajnë shuma të konsiderueshme për banesa që nuk janë bërë asnjëherë të tyret.
I tillë është edhe rasti i Vjollca Hoxhollit e cila u shpall fajtore nga gjykata.
Vjollca Hoxholli u dënua me gjashtë vite burgim bazuar në denoncimet e katër qytetarëve, ku njëri prej tyre Viktor Kasneci mbasi pagoi 455 mijë euro dhe lidhi një kontratë porosie për dyqane dhe apartamente u zvarrit nga Hoxholli derisa ajo e mashtroi për herë të dytë.
U kërkova çiftit Hoxholli likuidimin u shprehën KASNECI dhe ata më premtuan se djali i tyre kishte hapur një kompani tjetër ndërtimi dhe për ta mbyllur detyrimin më premtuan dy vila me kushtin që tu paguaja 100 mijë dollarë. Por i dyshuari tjetër Dorjan Jata u largua në Francë dhe vilat nuk u ndërtuan kurrë.
Skema që përdorej ishte ajo e kontratës së sipërmarrjes dhe rasti më i rëndë është i një qytetareje e cila pasi pagoi blerjen e një apartamenti, në shtëpinë e saj u paraqit një qytetar tjetër për të cilën Hoxholli kishte thënë se ishte me qera dhe s’duhej të jetonte më nën të njëjtën çati./tch/
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu