Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Lubizhdë të Hasit, në nderim të 8 dëshmorëve dhe 47 martirëve të rënë për liri.
Kryeparlamentari Konjufca takoi familjarë të të rënëve dhe banorë të tjerë të fshatit Lubizhdë të Hasit.
Konjofca tha se ngjarja e 12 prillit 1999 është ndër më të dhimbshmet e historisë sonë, por lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrifica sublime dhe kujtimi për dëshmorët e martirët e rënë për liri do të jenë lapidar i përjetshmëm krenarie dhe shtetësie.
“Dëshmorët dhe martirët i vunë themelet e shtetit tonë. Prandaj, duhet të ndihemi krenarë për gjakun e derdhur dhe sakrificën e bërë”, theksoi kryeparlamentari Konjufca, duke shtuar se të rënët e Lubizhdës do të kujtohen brez pas brezi. Nga ky vend marrim forcë dhe ngjarjet si këto duhet të shërbejnë si frymëzim lirie e krenarie brez pas brezi”./arbresh.info/

Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...