Ndërsa procesi i vaksinimit po vazhdon në Shqipëri, NATO u ka dërguar një kërkesë autoriteteve shqiptare dhe Forcave të Armatosura, duke kërkuar që vetëm vaksina Pfizer t’i jepet ushtrisë, duke përfshirë dhe Gardën Kombëtare që ruan personalitetet shqiptare dhe ata të huaja.
Deri më tani, qytetarët shqiptarë po vaksinohen më së shumti me vaksinën kineze CoronaVac të Sinovac, e cila, nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.
Shkresa zyrtare vjen ndërsa ushtria shqiptare do të marrë pjesë në stërvitjen e madhe Defender – Europe 21, nga 26 Prill deri më 20 Qershor.
NATO thotë në letër se vaksinimi i ushtrisë shqiptare është një përparësi kryesore për NATO-n, por shton se asnjë vaksinë tjetër që qarkullon në vendin tonë nuk duhet përdorur veç Pfizer-BioNTech.
Për shkak të pandemisë, stërvitja do të kryhet nën rreptësi të plotë, por me vaksinimin që pritet të lehtësojë situatën, raporton Noa.
NATO thotë se kërkon vaksinën Pfizer pasi është një produkt gjermano-amerikan i certifikuar në BE dhe SHBA.
Arrestohen katër persona për shitjen e paligjshme të një pro...
Dy shkelje të rënda në trafik, gjoba deri në 500 euro dhe ma...
Presidentes Osmani i vijnë dy urime të veçanta nga Katari
Mbreti Charles flet hapur pas arrestimit të vëllait të tij p...
Politico: ShBA po e shqyrton zvogëlimin e pjesëtarëve të KFO...
E trishtë: Sot i jepet lamtumira e fundit 31-vjeçarit që vdi...