Biznesmeni kosovar, Rrahim Pacolli ka reaguar pas vdekjes së Princit Philip.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka qenë pranë shqiptarëve në kohë të vështira.
Ai, ka shprehur ngushëllime gjithë popullit anglez për humbjen e madhe të Princit Philip.
Ndryshe, Duka i Edinburgh u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 99-vjeçare, teksa nëntorin e kaluar festoi 73-vjetorin e martesës me Mbretëreshën Elizabeth./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Sot qenka ndarë nga jeta Lartmadhëria e tij Mbretërore, Princi Philip.
Mbretëria e Bashkuar vazhdimisht ka ndihmuar popullin shqiptar, sidomos në vitet e 90-ta.
Ne do jemi mirënjohës gjithmonë ndaj Mbretërisë së Bashkuar!
U prehsh në paqe Princi Philip!
Ngushëllime Mbretërisë së Bashkuar për këtë humbje të madhe! Rr.P
Murati nënshkruan udhëzimin: Arkat fiskale bëhen digjitale d...
OVL-UÇK mirëpret procedimin e ligjit për UÇK në javën tjetër
Burgim i përjetshëm për dy terroristët e Banjskës, Hoxha: Ta...
Whitaker takohet në Tiranë me veteranë shqiptarë e amerikanë...
Hegseth: Vendosja e minave në Ngushticën e Hormuzit ”një shk...
Kuvendi zgjedh dy anëtarët e KGjK-së