Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomaz Szunyog, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai beson se marrëveshja mes dy vendeve mund të arrihet brenda ca muajve, nëse të dy palët negociojnë me seriozitet.
“Do të doja të nënvizoja që ky është proces që i përket Beogradit dhe Prishtinës. Pra i takon të dy palëve të vendosin si të negociojnë, çfarë të negociojnë dhe sa shpejt të negociojnë.
Ne në BE jemi thjesht lehtësues të këtij dialogu. Ne besojmë që mundemi të arrijmë relativisht shpejt në marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative që do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura.
Varet nga dy palët. Mund të bëhet brenda ca muajsh, sigurisht jo 10 vjet. Por, varet nga gatishmëria, vullneti e përgatitja e dy palëve.
Kjo komplikohet edhe më tutje me ndërrimin e qeverive e zgjedhjet e tjera. Por, gjithsesi në kuadrin që kemi tani, është diçka që mund të arrihet brenda muajsh, nëse dyja parët janë vërtet të gatshme dhe të negociojnë seriozisht”, tha Szunyog në Rubikon.
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...
Seanca dëgjimore për manipulim votash, i pranishëm Avokati i...
Haradinaj përkujton Isa Boletinin: Pa nismëtarë si ai, Kosov...
Një delegacion i KFOR-it viziton Portin e Durrësit, forcohet...
Përfundon takimi trepalësh SHBA, Rusi dhe Ukrainë në Abu Dha...
Me pranga dhe kokë ulur, të dyshuarit për manipulim me vota ...