Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur neë zyreën e tij kryetarin e komuneës së Skenderajt, Bekim Jasharin, bashkë me humanistin, Halil Kastrati.
Gjatë këtij takimi, Jashari ka uruar Kurtin për marrjen e detyrës si dhe për ndërtimin e institucioneve teë dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Jashari po ashtu shprehu vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit duke vënë në rend të parë interesin shtetëror.
“Kryeministri Kurti e falënderoi kryetarin Jashari për urimet dhe riktheksoi përkushtimin për forcimin e bashkëpunimit mes pushtetit qendror dhe lokal. Kreu i ekzekutivit bashkë me të parin e komunës biseduan mes tjerash edhe për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin për media./arbresh.info/
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten