Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me presidenten Vjosa Osmani kanë vizituar sot Qendrën e Vaksinimit.
Vitia para mediave ka thënë se duhen respektuar te gjitha masat që janë në funksion.
“Pacientët natyrisht janë të sigurt, ne bashkë me bordin dhe drejtorin e SHSKUK-së kemi pasur disa takime ku kemi biseduar që përcjellja e familjarëve nëpër spitalet tona nuk duhet të jetë më shumë se një. Për momentin duhet respektuar të gjitha masat dhe duke pasë parasysh se për një kohë fatkeqësisht këto masa nuk janë respektuar aq sa duhet, ne i kemi marrë masat që mos të jetë edhe institucioni shëndetësor një nga shpërndarësit e virusit”, raporton arbresh.info
Po ashtu ministri Vitia tha se presim që shumë shpejtë të vijë kontingjenti tjetër i vaksinave.
“Procesi i vaksinimit po shkon shumë mirë. Ne nga dita e parë kemi filluar përpjekjen tona për sigurimin e vaksinave, presim shumë shpejtë që një kontingjent tjetër të vijë”, ka thënë Vitia./arbresh.info/
Zelensky emëron shefin e spiunazhit në krye të zyrës preside...
Përfundon numërimi i votave për deputetë
Ukraina mohon shënjestrimin e civilëve, pasi Moska e akuzon ...
Burri vret gruan dhe më pas veten në Vlorë
I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci
Modriç për Mourinho: Nuk kursente askënd, kritikat e tij për...