Të paktën 7o njerëz kanë vdekur pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën Indonezinë dhe Timorin lindor të dielën.
Shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi shkatërrim të gjerë tek fqinjët e Azisë Juglindore, me ujë që shpërtheu nga digat e tejmbushura duke përmbytur mijëra shtëpi.
Zona e prekur shtrihej nga ishulli Flores në Indonezinë lindore në Timorin Lindor.
Më shumë se 40 persona janë ende të zhdukur në Indonezi dhe zyrtarët paralajmërojnë që numri i të vdekurve mund të rritet edhe më shumë.
“Ka 55 të vdekur, por ky numër është shumë dinamik dhe patjetër që do të ndryshojë, ndërsa rreth 42 njerëz janë ende të zhdukur”, tha zëdhënësi i Agjencisë Indoneziane të Zbutjes së Katastrofave,Raditya Djati.
“Balta dhe moti ekstrem janë bërë një sfidë serioze dhe mbeturinat e grumbulluara kanë penguar ekipin e kërkimit dhe shpëtimit”, tha Djati për situatën në Indonezi, transmeton Klan Kosova.
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...