Pas ndërprerjes së regjistrimit në vend kanë reaguar nga Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa ku thonë se shqiptarët nuk janë përqindje, por janë shumicë shtetformuese.
“Mënyra se si u shty regjistrimi flet për indikacionin se eksponentë të caktuar të politikës nacionaliste maqedonase do të bëjnë çmos që, përmes Gjykatës Kushtetuese, ta anulojnë regjistrimin e mërgatës, në mënyrë që ta shpëtojnë përqindjen e maqedonasve dhe ta ulin përqindjen e shqiptarëve. Pasi që i kanë përzënë 300 mijë shqiptarë nga ky vend, tash duan edhe t’i fshijnë tërësisht nga e drejta e tyre për të qenë pjesë e këtij shteti”, thonë nga ASH-AAA.
Duke e ruajtur shtetin multietnik, shtojnë nga atje, duke u kujdesur që mos të prodhohen ndarje mbi baza etnike në shtetin tonë, si dhe duke u qëndruar besnik interesave të votuesve tanë, ne do të kujdesemi që ky interes strategjik i shtetit dhe i shqiptarëve të mos nëpërkëmbet dhe regjistrimi i popullsisë të vijojë deri në regjistrimin e secilit në listën e qytetarëve rezidentë të këtij shteti.
“Ne nuk mund të lejojmë që dikush të tallet akoma me përqindjen e shqiptarëve, sepse shqiptarët nuk janë as përqindje e as pjesë, por janë shumicë shtetformuese dhe janë tërësi e pandashme”, shtojnë nga atje.
Shqiptarët nuk janë as përqindje e as pjesë, por janë shumicë shtetformuese dhe janë tërësi e pandashme
Pasi që shumica…
Posted by Aleanca për Shqiptarët on Saturday, April 3, 2021
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit