Milot Rashica këtë edicion ka pasur probleme të shumta, kryesisht me lëndimet dhe formën jo të mirë.
Sulmuesi kosovar humbi 10 ndeshje këtë edicion me Werder Bremenin shkaku i lëndimeve, derisa ende nuk ka gjetur golin në Bundesliga.
24-vjeçari në total ka luajtur në 16 sfida në Bundesliga ku ka pesë asistime për gol.
Përkundër që nuk ka shënuar ende këtë edicion, trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt beson në aftësitë e kosovarit.
Numri një i shtabit teknik të Werder ka thënë se dëshiron që Miloti të shënojë vetëm një gol.
“Unë dua që ai vetëm të shënojë një tjetër gol. Do të zgjonte një vetëdije tjetër për të dhe do të paraqitej shumë mirë”, deklaroi Kohfeldt.
Tutje Kohfeldt ka thënë se beson shumë te Rashica dhe se durimi nuk i ka mbaruar ende, pasi e vlerëson për disa ndeshje.
“Besoj shumë dhe durimi im ende nuk ka mbaruar për të. Ai gjithmonë ka qenë i përgatitur për aksione vendimtare si në Bielefeld apo kundër Frankfurtit”, është shprehur trajneri i Werder Bremenit.
Werder Bremen do të luaj të dielën në udhëtim te Stuttgart, derisa Milot Rashica pritet të jetë titullar./telegrafi
Zvicra drejt zgjatjes së misionit të saj ushtarak në Kosovë ...
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri