Ish-shefi i stafit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, ka folur për pranimin e ftesës nga Gjykata Speciale nga ana e Thaçit.
Ai ka thënë se ftesën e parë, Thaçi e kishte pranuar në fillim të vitit 2020.
“Ftesën e ka marrë në fillim të vitit 2020 dhe dëshira e tij ka qenë që të japë dorëheqje menjëherë nga posti i Presidentit. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme një veprim të tillë përderisa ka pasur zhvillime të shumta politike në Kosovë si dhe shpërtheu pandemia”, ka thënë Çollaku në Klan Kosova.
Ai ka treguar edhe arsyen pse Thaçi nuk e kishte bërë publike ftesën nga Specialja.
“Nuk e kemi parë të arsyeshme pasi që na është dukur si një lloj provokimi duke marrë parasysh edhe zhvillimet në vendin tonë. Përderisa ende ka qenë fillimi i intervistimit dhe nuk ka pasur diçka konkrete, andaj nuk e kemi parë të arsyeshme që të bëhet publike ftesa menjëherë”, ka thënë Çollaku.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...