Banka Ekonomike njofton të gjithë klientët se është hapur Qendra e Biznesit në Prishtinë, në Lagjen Kalabria, Rr. Rexhep Krasniqi pn (afër Stacionit të Autobusëve).
Me qëllim që të jemi sa më afër klientëve dhe të ju ofrojmë shërbime sa më cilësore, Banka Ekonomike ka hapur Qendrën e Biznesit në Prishtinë.
Kjo qendër do të përmbush të gjitha nevojat e klientëve, në veçanti atyre të biznesit. Përveç shërbimeve bankare, stafi ynë i specializuar do të jetë në shërbimin dhe këshillimin e klientëve tanë të cilët do të përfitojnë zgjidhjet e veçanta dhe adekuate të ofruara nga Banka.
Kjo qendër përmban edhe hapësirën vetë-shërbyese me teknologji inovative për të ofruar shërbime 24 orë në ditë, 7 ditë në javë.
Ky hap konfirmon misionin e bankës për të ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore duke vazhduar të mbetemi besnik ndaj klientëve tanë.
Për çdo informatë shtesë apo detaje të tjera, ju mund të vizitoni njërën nga degët më të afërta të Bankës Ekonomike, apo të telefononi në Qendrën e Thirrjeve në +381 (0) 38 500 500.





Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...