Një grua është therur me thikë në pasditen e sotme në qytetin e Gjakovës.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime në qafë dhe në dorë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga Policia.
“Datë 31.03.2021 rreth ores 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femerore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është pergjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mpreht (thikë) nga burri i saj . Viktima është derguar me Autoambulancë në Emergjencen e Spitalit Rajonale “Isa Grzda” në Gjakovë, pasi qe ka pesuar disa lendime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetsore e viktimes është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njesitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njesitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, tha Gjurkaj./arbresh.info/
Hamza për ish-krerët: Të pafajshëm përballë akuzave, çlirimt...
Kusari: Kosova mbetet e përkushtuar për të thelluar partneri...
Edi Rama uron besimtarët myslimanë për Ramazan: Agjërim të l...
Reuters shkruan për gjykimin në Hagë, citon Thaçin: Drejtësi...
Hungaria dhe Sllovakia ndalojnë eksportet e naftës në Ukrain...
Infantino vjen me deklaratë për incidentin midis Vinicius dh...