Sot në Kosovë nisi edhe zyrtarisht procesi i vaksinimit kundër koronavirusit.
I pari që mori vaksinën ishte pikërisht kryeministri i vendit, Albin Kurti.
E ky proces do të vazhdojë gjatë ditës së nesërme, ku do të vaksinohen personeli mjekësor dhe të moshuarit.
Ardhja e vaksinave duket të jetë mëse e mirëpritur pasi që në ditët e fundit në vendin tonë ka pasur rritje të ndjeshme të rasteve të reja me koronavirus si dhe fataliteteve.
Kështu, veç në 24 orët e fundit u konfirmuan 774 raste pozitive e katër fatalitete.
Aktualisht, në vendin tonë janë 13 mijë e 593 raste aktive.
Numri total i rasteve pozitive është 88.755 raste nga 418.488 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.844 raste të vdekjes.
Ndërkaq, janë shëruar 73 mijë e 318 persona.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026