Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit në Kosovë.
Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e SHBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë të vaksinave.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kosovë, z. Philip Kosnett, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Fillimisht ambasadori Kosnett e uroi kryeministrin Kurtin për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë për arritjen e 24 mijë vaksinave kundër Covid-19 në Kosovë.
Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe për rolin e ShBA-së në sigurimin e kontingjentit të parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë dhe mbesin partner i pazëvendësueshëm për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj përballë sfidave me të cilat ballafaqohet.
Ambasadori Kosnett dhe kryeministri Kurti diskutuan edhe për zhvillimet rreth përmbylljes së konsolidimit të institucioneve shtetërore bazuar në vullnetin e qartë qytetar të zgjedhjeve të 14 shkurtit./arbresh.info/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...