Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 29 mijë e 58 raste të tjera me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,2 milionë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 31 mijë e 76, me 153 viktima të regjistruara brenda 24 orëve, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu 17 mijë e 164 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,95 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1 mijë e 968.
Pacolli reagon për vdekjen e Nexhat Dacit
Osmani reagon për ndarjen nga jeta të Nexhat Dacit: Nga akad...
Kush ishte Nexhat Daci? Jeta dhe veprimtaria e akademikut që...
Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën
Të paktën 40 të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një res...
Basha për vdekjen e Dacit: La gjurmë të pashlyeshme në histo...