Kryetari i Partisë Demokratike u takua me mësues të arsimit parauniversitar në Tiranë, të cilëve u premtoi rritje të pagave.
“Rrisim pagat me 60 përqind, paga minimale 700 euro për mësuesit. Shpenzimet nga buxheti i shtetit” ka thënë Basha.
Në takimet me banorët e njësisë numër 11, kryedemokrati bëri të qartë se kërkon votën jo vetëm të demokratëve por edhe të majtëve.
“Deri më 25 Prill të trokasim derë më derë. mos lini derë pa trokitur, janë me mijëra socialistë të zhgënjyer dhe të mërzitur që duan një rrugë shpëtimi le t’ia tregojmë këtë rrugë, le ti marrim me vetë që të jetë 15 prilli referendum kundër së keqes dhe çlirimi i Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve.” tha Basha.
Kryedemokrati u takua edhe me përfaqësues të biznesit të vogël , të cilëve u premtoi ndihmë konkrete përmes programit ekonomik të PD-së./tch/
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG