Në 24 orët e kaluara në kovid – qendrat në spitalet në të gjithë vendin është njoftuar se po trajtohen gjithsej 1.329 pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se 85 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 u shtruan në spitalin në Manastir. 5553 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. 35 pacientë ka reparti infektiv në Tetovë, 70 pacientë po trajtohen në Veles dhe 133 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj COVID-19 po trajtohen në Kumanovë, si dhe 95 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 104 në Prilep, 44 në kovid – qendër në Gostivar dhe 14 në Strugë. 77 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 28 në Koçan, 32 në Kërçovë, 73 në Kavadar, 26 në Gjevgjeli.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj COVID-19 të cilët trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.498 dhe ka rreth 200 shtretër të lirë.
“Gjatë ditës, bëhen çregjistrime për pacientët e shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, repartet do të zgjerohen më tej”, thuhet në kumtesë./Telegrafi/
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje