Pas samitit të djeshëm të Bashkimit Europian, kancelari austriak Sebastian Kurz ka shprehur besimin e tij se do të ketë një shpërndarje solidare të vaksinave brenda BE-së.
Para gazetarëve ai tha se pret që Austria të përfitojë nga shpërndarja e 10 milion dozave shtesë të vaksinave nga kontingjenti Biontek-Pfizer, transmeton portali arbresh.info
“Një e treta e anëtarëve mbrojti një shpërndarje më të drejtë të vaksinave,” kujtoi Kurz.
Europa është përballur me një parregullsi në shpërndarjen e vaksinave, ndërsa disa nga shtetet europiane janë duke përjetuar valën e tretë të pandemisë./arbresh.info/
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje