Drejtori i Institutit gjerman Robert Koch (RKI), Lotar Willer, ka paralajmëruar se vala e tretë e coronavirusit në Gjermani do të mund të ishte më e rënda deri më tani, me mbi 100 mijë raste potenciale në ditë.
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Gjermani është rritur dukshëm javëve të fundit, i nxitur nga varianti i ri i coronavirusit i njohur si B117 dhe zbutja e masave të kufizimit apo mbylljes.
“Ekzistojnë sinjale të qarta që kjo valë do të jetë më e rëndë sesa e para dhe e dyta”, ka thënë Willer, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpi gjatë festave.
E ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, në të njëjtën konferencë për media ka thënë se Gjermania është në fazën përfundimtare “të maratonës së pandemisë”, por ka paralajmëruar që sistemi shëndetësor në këtë vend do të mund të tejkalonte kapacitetet gjatë prillit.
Numri i rasteve të reja me coronavirus në Gjermani është rritur sot për 21.573, derisa i atyre që kanë humbur jetën për 183. Spahn ka thënë se të hënën do të hyjë në fuqi ligji që të gjithë pasagjerëve të aviokompanive u kërkohet testi negativ i COVID-19.
Siç raporton Reuters, deri më tani rreth 20 për qind e gjermanë kanë marrë dozën e parë të vaksinës, që është larg vendeve tjera si SHBA, Britania e Madhe dhe Izraeli./Telegrafi/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...