Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se me coronavirus janë të infektuar 76 nxënës dhe 123 mësimdhënës të cilët ndjekin mësimin me prani trupore.
“Modeli hibrid i mësimit rezulton me më pak 1 për qind të rasteve aktive me COVID-19 te mësimdhënësit dhe nxënësit të cilët janë me prani fizike. Në të gjitha shkollat ku ka pasur raste aktive me prani fizike është vepruar në kohë, sipas protokolleve dhe algoritmit me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit si dhe të mbrohen nxënësit”, thonë nga MASH.
Ata shtojnë se nëse epidemiologët vlerësojnë se mësimi duhet të vazhdohet onlajn, ndërmerret një masë e tillë nga shkolla në koordinim me prindërit.
MASH thekson se vazhdimit e ndjekin gjendjen me virusin në shkolla./Telegrafi/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”