Ministri i posa zgjedhur i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me drejtorin dhe Bordin e ShSKUK-së.
Ministri Vitia pas takimit me drejtorin Valbon Krasniqi, nuk ka pranuar të flasë për media.
U tentua të merret një qëndrim të tij për gjendjen e rënduar me COVID-19, por ai shkurt duke ecur ka thënë se ishte një takim pune dhe se u njoftua për gjendjen sa i përket COVID-19.
“Ishte një takim i rregullt pune. U njoftuam për gjendjen aktuale nga Drejtori i SHSKUK-së dhe nga Bordi”, tha ai duke u larguar nga takimi.
17 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, që përbën një rekord që prej fillimit të pandemisë në Kosovë. Ndërsa janë shënuar edhe 781 raste të reja me COVID-19./Arbresh.info/
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...