Drejtorja ekzekutive e Agjencisë Evropiane të Barnave, tha se enti rregullator evropian po analizon vaksinën ruse Sputnik V COVID-19 për autorizimin e mundshëm për përdorim në Bashkimin Evropian.
Në komentet për ligjvënësit e Parlamentit Evropian, Drejtorja Ekzekutive e EMA-s, Emer Cooke tha se agjencia po planifikon gjithashtu inspektime të komplekseve të prodhimit dhe klinikave në Rusi për t’u siguruar që prodhimi i vaksinës bëhet në kushte të përshtatshme.
Vaksina u pa me mosbesim nga disa vende ndërsa Rusia filloi ta shpërndante atë në disa vende evropiane para se të vlerësohej nga agjencitë rregullatore – përfshirë EMA-n dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Cooke tha se shpresa ishte që të përcaktohej se ajo ishte “një vaksinë e vlefshme për t’iu shtuar vaksinave që janë në dispozicion për popullatën evropiane”.
Ajo gjithashtu siguroi ligjvënësit e BE-së se agjencia ishte e angazhuar të zbatonte të njëjtat standarde dhe vëzhgime në këtë rishikim si për çdo vlerësim tjetër shkencor. Cooke tha se agjencia po kryente gjithashtu rishikime – ose vlerësime të shpejta – të vaksinave të prodhuara nga firma amerikane Novavax dhe kompania gjermane Curevac.
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...
Rama bën homazhe për Bajram Kelmendin
Regjistrohet tërmet në Maqedoni, epiqendra ishte në Greqi