Drenica ka njoftuar se Sami Sermaxhaj është trajneri i ri i tyre.
Pas largimit të Devollit, skuadra nga Skenderaj ishte pa trajner, derisa tani stolin e ka marrë Sermaxhaj, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Sami Sermaxhaj emërohet kryetrajner i skuadrës!
Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e njohur , Sami Sermaxhaj. Ai sot është prezentuar në ambientet e klubit i shoqëruar nga Drejtori Sportiv , Lulzim Fazliu.
Ish-trajneri i Ballkanit, Prishtinës e shumë skuadrave tjera kosovare, do ta udhëheq ekipin tonë deri në përfundim të këtij stinori.
Së bashku me Kryetrajnerin Sermaxhaj, ndihmës trajner është emëruar edhe Petrit Rushiti, i cili do t’i asistojë Sermaxhajt në punën e tij.
Qëllimi kryesor është arritja e objektivit, mbetja në elitën e futbollit kosovar”, shkroi Drenica në komunikatë.
“Kuq e Zinjtë” renditën në pozitën e parafundit në tabelë dhe synimi kryesor është mbetja në Superligë.
Sami Sermaxhaj emërohet kryetrajner i skuadrës!
Skenderaj – 24.03.2021
Klubi tashmë ka arritur akordin me trajnerin e…
Posted by FC Drenica – Faqja Zyrtare on Wednesday, March 24, 2021
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...