Dikur kishte debat shumë të ashpër se cili nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ishte më i mirë.
Shumë ishin ata që detyroheshin të zgjidhnin o njërin o tjetrin.
Sot, meqë Ronaldo dhe Messin tashmë po shkojnë drejt varjes së atleteve, pasi kanë fituar gjithçka, në skenë kanë dal futbollistë të rinj.
Debati tashmë ka lindur për Erling Haalandin e Borussia Dormtundit dhe Kylian Mbappen e Paris Saint Germain.
Lidhur se cili është më i mirë apo se cilin e preferon më shumë, është pyetur edhe sulmuesi i Atletico Madrid, Luis Suarez.
“Ai është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe do të krijojë një epokë të re në futboll”, u shpreh Suarez.
“Kë do të zgjidhja? Meqë unë jam vet sulmues, 9-sh, atëherë jam më shumë në favor të Haaland, por edhe Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm”, ka thënë Suarez. /express/
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...
“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir S...