Presidenti në detyrë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ai dhe kryeministri Albin Kurti kanë shkuar në Prekaz – në vizitën e parë pasi kanë marrë detyrat respektive – për të marrë forcë se si të ecin përpara.
“Jemi këtu në Prekaz së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe kemi nderin edhe me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, që të përkulemi para sakrificës së madhe të familjes Jashari”.
“Ne jemi në Prekaz që të marrim forcë se si të vazhdojmë dhe ecim përpara, meqë ky është vendi ku në vitin 1998 kombi shqiptar u ringjall dhe sakrifica e madhe e familjes Jashari e lëvizi krejt botën dhe e bëri botën që të rreshtohet në anën e interesit të kombit shqiptar. Pikërisht për këtë arsye do të jetë i përhershëm dhe i përjetshëm kujtimi i të gjithë kombit shqiptar për këtë sakrificë të madhe të familjes Jashari”./klankosova/
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...