Deklarata e deputetët se PDK-së, Ganimete Musliu, karshi kryeministrit të ri, Albin Kurti në seancën ku po pritej të votohej Qeveria Kurti 2, bëri bujë në vende.
“ Do të mbeteni në histori si kryeministri i parë shqiptar që fëmijët e tij nuk i flasin shqip në shtëpinë e tyre”, tha Musliu në deklaratën e saj në Kuvend.
Kjo deklaratë se saj, u cilësua si fyese ndaj kryeministrit Kurti, raporton arbresh.info.
Por, jo vetëm kjo.
Deklarata të ngjashme, ku cak i debateve në Kuvendin e Kosovës janë bërë edhe familjarë, janë të shumta.
Jo shumë vjet më parë, ishte vetë Kurti ai që bënte deklarata të ngjashme.
Veç se në atë kohë, Kurti ishte në cilësinë e liderit opozitarë.
Një deklaratë fyese, ai kishte drejtuar ndaj djalit të ish-presidentit, Hashim Thaçi.
“Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet më vajzën e Vuçiqit dhe jemi si kur para 4 apo 5 shekujve”, kishte deklaruar Kurti në një nga seancat e Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/
Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë