Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi për media ka sqaruar opinionin publik, veteranët e OVL-UÇK-së në Gjakovë, se heqja e logos e vendosur jashtë marrëveshjes dhe kritereve të lapidarit “Shokët e Lirisë”, është bërë pasi që vendosja e saj ka qenë në kundërshtim me procedurat e diskutimit dhe miratimit që janë bërë në mënyrën institucionale për këtë lapidarë.
“Në vitin 2006 nga asambleja komunale është miratuar kërkesa e shoqatave të dala nga lufta, që përkohësisht në parkun e qytetit të vendoset një gurë i cili do të qëndroj deri në momentin e një projekti të mirëfillët për një lapidar. Duke u bazuar në këtë vendim është formuar komisioni i cili kishte për qëllim projektimin e një lapidari për Dëshmorët e Lirisë. Nga ofertat e paraqitura si projekt ide, ka fituar projekti “Shokët e Lirisë”, i nënshkruar nga komisioni dhe ish drejtoresha e urbanizmit”, thuhet në njoftim.
Më pas në këtë njoftim është bërë e ditur se detyrë e qeverisjes aktuale ka qenë që të siguroj fondet për realizmin e projektit dhe pasi që fondet u siguruan, me 28 Nëntor të vitit të kaluar, Lapidari “Shokët e Lirisë” është inaguruar.
“Në lapidar është e vendosur stema e UÇK-së, e cila është e gravuar në bronz pranë damarëve të gjakut, andaj çdo tendencë tjetër për të vendosur stema shtesë bie në kundërshtim edhe me vet deklaratën e nënshkruar nga Kryetari i shoqatës OVL-UÇK-së Sadri Hoxha, i cili përpara se të paragjykoj veprimet e Komunës është mirë të mbajë përgjegjësi për obligimin publik që ka”, thuhet në vazhdim të njoftimit.
Komuna e Gjakovës në vazhdimësi ka përkrahur dhe do vazhdoj të mbështes OVL-UÇK-në, ashtu si edhe të gjitha shoqatat tjera të dalura nga lufta, por gjithmonë duke ndjekur rrugën institucionale dhe ligjore./arbresh.info/
Kurti takohet me këshilltarin për Sigurinë Kombëtare të Star...
Hamza i shkon në zyre Ramiz Lladrovcit, flasin për zhvillime...
Arrestohet i afërmi i Fetah Paqarizit, dyshohet për presion ...
Mbeturinat pushtojnë rrugën ‘Goleška’ në Graçanicë – banorët...
Organizata që e organizoi ligjëratën rreth Speciales thotë s...
Tottenhami synon transferimin befasues të yllit të Liverpool...