Ish kapiteni i Kombëtares Shqiptare dhe menaxheri i Milot Rashicës, Altin Lala ka treguar se klienti i tij ishte afër kalimit te ekipi i Milanit verën e shkuar.
Ai në emisionin “Zona Gol” foli për eliminatoret e Kupës së Botës, talente të kuqezinjve si Broja e Çepele, por zbuloi edhe një prapaskenë me sulmuesin e Kosovës, Milot Rashica.
“Miloti tani ka arritur një farë niveli, shumë skuadra e kanë ndjekur dhe kanë dashur ta marrin, por ky vit ka qenë problematik për shkak të COVID-it dhe Werder Bremin. Në verë me shumë gjasa do të kemi një transferim te Rashica. Gjasat ishin të mëdha që në qoftë se do të bëhej Ralf Rangnik trajner i Milanit dhe Milot Rashica do të kalonte te kuqezinjtë, por ajo nuk ndodhi” – u shpreh Lala.
Tutje ai analizoi edhe gjasat e Shqipërisë në eliminatoret për Kampionatin Botëror.
“Unë mendoj që gjithmonë kualifikueset për kampionatin Botëror janë gjithmonë të forta. Duhet të kemi qëllim të dalim përpara Hungarisë dhe të sulmojmë Poloninë. Kemi grup lojtarësh të mirë dhe trajner me eksperiencë. Gjasat janë të mëdha që të zhvillojmë një edicion të mirë” – tha Lala.
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, mome...
Bajrami kërkon heqjen e plotë të masave, zyrtarja e BE-së vl...
Derisa priten faturat e reja të rrymës, Kosova paguan edhe p...
Vengu: 2026, vit i rinisjes së industrisë ushtarake – në maj...
Aksident në Ozdrim të Pejës, lëndohen katër persona
Përplasje fizike në Big Brother? Marko eskalon ndaj Shëndrit...