Theo Hernandez vijon të bëjë paraqitje mjaft të mira me fanellën e Milanit për të dytin sezon radhazi, megjithatë kjo duket se nuk mjafton për të fituar një vend në kombëtaren franceze, pasi edhe këtë herë Didier Deschamps e ka lënë jashtë listës së të grumbulluarve.
Në konferencën për shtyp, ku prezantoi edhe listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, tekniku i “gjelave’ shpjegoi edhe arsyet pse nuk e ka grumbulluar mbrojtësin kuqezi.
“Në rolin ku luan Theo Hernandez ka shumë konkurrencë. Asnjë futbollist nuk mund të përfitojë vetëm nga fakti që luan në një klub me vëmendje të madhe mediatike. Nuk do të ishte e drejtë të penalizonim Digne për këtë arsye. Ai po bën gjëra të mëdha qoftë me ne, qoftë me Evertonin, por shumë e nënvlerësojnë dhe më vjen keq për këtë”, deklaroi Deschamps.
Theo Hernandez u transferua te Milani në verën e 2019-ës dhe që atëherë është bërë ka qenë ndihmë e madhe për Rossonerët, teksa numëron 71 ndeshje e 12 gola të shënuar në të gjithë kompeticionet.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...