Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka kujtuar vitin 2004, kur kishte ndihmuar lirimin e gazetares shqiptare të marrë peng nga talebanët në Afganistan.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ndjehet krenar dhe i lumtur që gjithçka kishte shkuar mirë në atë kohë për shpëtimin e saj, shkruan arbresh.info.
“Një nga misionet e mia më të rrezikshme në jetë ishte lirimi i Shqipe Hebibit e cila me kolegët e saj ishte marrë peng nga talibanët në Afganistan. Sot, 17 vjet më vonë, jam krenar dhe i lumtur që gjithçka shkoi mirë. Unë asnjëherë nuk kam hezituar kur bëhet fjalë për popullin tim”, ka shkruar Pacolli./arbresh.info/
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...