Kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kredia e Bankës Zhvillimore të Evropës, për të mbështetur Kosovën për vaksinat anti-Covid 19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla.
“Pandemia ka treguar se sa të rëndësishme janë institucionet shumëpalëshe për shtetet e vogla. Kredia @COEbanknews për të mbështetur Kosovën për të blerë vaksinat #COVID19 është një lajm i rëndësishëm për qytetarët. #Kosova mund të përfitojë më shumë nga IO & kjo është arsyeja pse duhet të bashkohet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë së shpejti.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Banka Zhvillimore e Këshillit të Europës (CEB) miratoi financimin shtesë prej 25 milionë eurosh për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të blerë vaksinat COVID-19 për rreth 50% të popullsisë̈.
Kredia e CEB do të mbulojë gjithashtu koston e materialeve shpenzuese që lidhen me shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mjekësore.

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit