Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjeve të 1/8 të finales së Europa League.
Në kryendeshjen e sotme, Milani dhe Manchester United kanë shkuar në pushime me rezultatin baras pa gola, shkruan lajmi.net.
Edhe pse skuadrat e nisën ndeshjen në mënyrë dinamike, nuk arritën të “tundin” rrjetën e kundërshtarit.
Në ndeshjen e dytë, Rangers po rrezikon eliminimin nga Slavia Prague, pasi është në disavantazh.
Ishte futbollisti, Peter Olayinka i cili shënoi për mysafirët në min (14’).
Në anën tjetër, Villareali është duke marshuar sigurt drejt çerekfinales. Futbollisti Gerard Moreno shënoi dy gola, min (13’) dhe (36’).
Edhe Ajax është gati të kualifikohet, pasi është duke avancuar me golin e David Neres min (21’).
Këto janë rezultatet e pjesës së parë.

48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje