Eurodeputeti Lukas Mandl dhe eurodeputetja Viola Von Cramon thanë se BE-ja nuk i ka kryer detyrat e veta ndaj Kosovës duke mos i’a hequr regjimin e vizave.
Mandl ka thënë poashtu se njohja e Kosovës nga Izraeli është një tregues i rëndësishëm për pesë shtetet e BE-së(Sllovakinë, Romaninë, Greqinë, Qipron dhe Spanjën) që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës akoma.
Von Cramon ka thënë se ka shpresë në administratën e re të ShBA-së nën presidentin Joe Biden dhe “ne presim përkrahje për dialogun Kosovë-Serbi”.
Por raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian ka kritikuar Kurtin për prioritetin e ulët që i ka dhënë dialogun me Serbinë në premtimet elektorale.
“Nëse nuk dëshiron të humbasësh perspektivën evropiane, kjo nuk është e mirë”, ka thënë Von Cramon./rtk
Sekuestrohet nafta e Venezuelës/ SHBA ndalon dy cisterna në ...
Vuçiq i akuzon Kosovën, Shqipërinë dhe Kroacinë për aleancë ...
FC Drenica apelon për ndihmë: Reshjet e shiut shkaktojnë dëm...
Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për ...
“Ekipet e mirëmbajtjes janë në teren”, Durmishi apelon qytet...
Rubio thotë se do të takohet me zyrtarët danezë javën tjetër...