Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mirë ndërfqinjësorë dhe kanë shprehur përkushtimin që ato të avancohen edhe më tej, shkruan arbresh.infp.
Grubi ka uruar Osmanin për suksesin në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai e ka njoftuar zonjën Osmani për ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut dhe ka potencuar rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të Mërgatës shqiptare.
Osmani ka mbështetur këtë proces duke kërkuar nga Mërgata që t`i përgjigjet masivisht regjistrimit të popullsisë në Maqedoni të Veriut.
Sipas saj, përtej aspektit statistikor, ky regjistrim do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave qytetare të shqiptarëve.
Në takim u diskutua edhe për sfidat në menaxhimin e pandemisë Covid-19 dhe përpjekjeve të të dy shteteve për sigurimin e vaksinave anticovid.
U përmend se ndërmjet të të dy shteteve deri tashti ekzistojnë 19 draft marrëveshje, të cilat do të mund të shqyrtohen me krijimin e institucioneve të reja në Kosovë./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK