Dhimbjet e kokës janë një pjesë normale e jetës. Madje edhe migrena është e përhapur në mesin e popullatës së përgjithshme
Njerëzit që kanë rregullisht dhimbje koke dhe migrenë, por ndihen mirë midis atyre episodeve, zakonisht nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar.
“Nëse dhimbja e kokës ndihet ndryshe nga zakonisht ose nëse është hera e parë që keni këtë lloj dhimbje koke, atëherë është e rëndësishme të shihni më nga afër atë që po ndodh”, u shpreh për HuffPost Jefferson Silberstein, profesor dhe drejtor i Qendrës Jefferson për Dhimbjen e Kokës në Philadelphia.
Ekspertë të tjerë ndanë mendimet e tyre se çfarë duhet konsideruar një dhimbje koke shqetësuese.
Dhimbje koke jashtëzakonisht e fortë
Dhimbja e kokës që është vërtet e fortë mund të jetë shenjë e një aneurizmi të trurit.
Gjatë një aneurizmi të trurit, enët e gjakut në tru fillojnë të fryhen për shkak të dobësisë në murin e enës. Ndërsa gjaku vazhdon të grumbullohet, mund të çojë enën në rrjedhje ose këputje, duke shkaktuar një goditje në tru.
Dhimbje e re në kokë që është më e fortë në mëngjes
Disa njerëz mund të supozojnë se dhimbjet e kokës së papritur mund të jenë një shenjë e një tumori në tru, por zakonisht nuk ndodh kështu. Dhimbjet e kokës të lidhura me tumoret shpesh lokalizohen në pjesën e trurit ku ndodh problemi.
Nëse keni dhimbje koke të lidhur me tumorin, mund të vëreni gjithashtu se dhimbja e kokës është e vazhdueshme dhe më e fortë në mëngjes.
Caktohet masa e arrestit me burg për Rushan Selkon, 67 vjeça...
Dubrovnik: Një burrë humb jetën pasi valët e forta e tërheqi...
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për b...
Tragjedi në Orikum, dyshohet se burri vrau gruan më pas vete...
Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, policia br...
Identifikohen të lënduarit nga zjarri në Zvicër, në mesin e ...