Mbretëresha Elizabeta II nuk është ndalur së punuari në përmisimin e reputacionit të familjes së saj pas intervistës së Prince Harry dhe gruas së tij, Meghan Markle.
Megjithëse thuhet se ajo nuk e shikoi intervistën, ndihmësit e Pallatit Buckingham e informuan plotësisht atë për pretendimet e bëra nga Harry dhe Megan në lidhje me familjen mbretërore, transmeton portali arbresh.info
“Që nga intervista, mbretëresha vështirë se kishte kohë për veten e saj, sepse ajo ishte në takime të vazhdueshme krize,” i tha burimi medias britanike, raporton US magazine.

Burimi ka zbuluar se Mbretëresha “gjithmonë ka pasur një qëndrim të butë ndaj Harryt dhe se është kujdesur për të, kështuqë raportohet se ajo është shumë e lënduar me atë që ka ndodhur”.
“Ajo po përpiqet të jetë e arsyeshme dhe t’i shohë gjërat nga perspektiva e Harry, por është e vështirë të pranosh pretendimet e bëra nga Princi dhe Megan. Intervista ‘shkatërroi’ familjen mbretërore”, tha burimi.
Kujtojmë, Megan Markle në një intervistë që ajo dhe burri i saj i dhanë Oprah Winfrey tha se disa anëtarë të familjes mbretërore ishin të shqetësuar se çfarë ngjyre lëkure do të kishte djali i tyre Archie, dhe ajo gjithashtu tha se po mendonte për vetëvrasje.
Pas gati dy ditësh heshtje, Pallati Buckingham më në fund doli përpara, duke deklaruar se “u vjen keq që Harry dhe Megan u lënduan”, por gjithashtu që “disa ngjarje mbahen mend ndryshe”./arbresh.info/
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...