Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Arben Gashi, është deklaruar pas zgjedhjes së kryetarit të partisë.
Gashi ka deklaruar se partia do të jetë pas Lumir Abdixhikut për çdo çështje.
“Kuvendi i LDK-së është shembull për organizmin dinjitozë e demokratik si partisë shumë vjeçare. Zgjedhja e kryetarit erdhi si reflektim dhe se jemi pas tij në çdo vendim andaj nuk kam çka të flas më shumë për këtë çështje”, ka deklaruar Gashi për syri.net.
I pyetur nëse do ta përkrahë Vjosa Osmanin për postin e Presidentes, Gashi ka deklaruar se kjo çështje ende nuk është diskutuar në LDK.
“Nuk kemi diskutuar për këtë çështje si parti e as si grup parlamentar, kur të vendosim do të dihet çdo vendimi i joni”, ka thënë Gashi.
Kylian Mbappe jep shenja se kë e do si trajner të Real Madri...
Ministri Krasniqi: Oferta e Kurtit për LDK-në gjeneroze, zgj...
Tradhtia, alkooli e droga – shkaktarët kryesorë të divorceve...
Vdes 19-vjeçari në Cyrih, u godit nga një pllakë betoni gjat...
UNESCO: Vajzat përsëri mbeten prapa djemve në matematikë
Nipi publikon amanetin e fundit të Rexhep Qosjes, përmes një...