Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ju ka përgjigjur ftesës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për vaksinimin e mjekëve nga Kosova që marrin dozat e vaksinave në Kukës.
Zemja për Arbresh.info ka thënë se mjekët kosovar mund të paraqiten vullnetarisht për ti marrë këto vaksina.
“Ne si ministri e Shëndetësisë i’a kemi dërguar letrën Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që të përpilojnë një listë të mjekëve që duan të vaksinohen në Kukës. Kjo vaksinë është vullnetare dhe të gjithë mjekët që duan ta marrin duhet të paraqiten në SHSKUK”, u shpreh ai për Arbresh.info.
Zemaj tha se deri në këtë moment nuk ka informacione nëse dikush nga personeli shëndetësor është paraqitu të marrë këtë vaksinë.
Ndryshe, Edi Rama gjithashtu bëri të ditur se nga 13 marsi janë lidhur kontaktet me autoritete në Kosovë që mjekët të shkojnë të vaksinohen në Kukës.
“Ndërkohë që, jemi gati të organizohemi me Kosovën për t’i dhënë mundësinë mjekëve dhe infermierëve të spitaleve Covid, që nga spitali i Prishtinës. që të vijnë dhe vaksinohen në Kukës. I presim me shumë kënaqësi që nesër dhe do të lidhemi me strukturat përkatëse. Do jetë e rëndësishme, që edhe në Kosovë të thyhet kjo pengese e tmerrshme e mungesës së dozës së parë”, u shpreh Rama./ Arbresh.info/
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...